Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë dhe autoritetet e shteteve partnere.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, një shtetas gjerman me inicialet D.J. është ekstraduar nga Kosova në Gjermani, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane për veprën penale të trafikimit me narkotikë.

Ndërkaq, në drejtim të kundërt, nga Italia në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar B.B., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Ai dyshohet për përfshirje në veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

Të dy ekstradimet janë realizuar më 4 nëntor, përmes bashkëpunimit të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, njësive relevante të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë me shtetet partnere. /insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Gjobitet me 500 euro pronari i një biznesi, hodhi mbeturina inerte në shtratin e lumit në Koretin

Gjobitet me 500 euro pronari i një biznesi, hodhi mbeturina inerte në shtratin e lumit në Koretin

Ekskluzive | Megaaksioni kundër bixhozit ilegal drejt fundit – rreth 20 lokacione të bastisura në Prizren, Suharekë e Dragash, disa të arrestuar dhe armë të sekuestruara

Ekskluzive | Megaaksioni kundër bixhozit ilegal drejt fundit – rreth 20 lokacione të bastisura në Prizren, Suharekë e Dragash, disa të arrestuar dhe armë të sekuestruara

Operacioni kundër lojërave të fatit në Prizren, deklarohen policia

Operacioni kundër lojërave të fatit në Prizren, deklarohen policia

Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë | Momenti