Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë, Igor Zhmiriq, u arrestua të martën.
Nova.rs. raporton se u arrestuan edhe katër ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë aktualë të Njësisë për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve.

Arrestimet lidhen me hetimet për keqtrajtimin e studentëve dhe qytetarëve gjatë protestave në Serbi.
Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në ndërhyrjet policore në korrik dhe gusht të vitit 2025, në pranë Fakultetit Juridik në Beograd, me ç’rast disa studentë u lënduan dhe u shoqëruan në polici.
Ndaj Zhmiriqit ishte ngritur kallëzim penal për pjesëmarrje në arrestimin dhe keqtrajtimin e studentëve dhe qytetarëve gjatë protestave të 14 gushtit të vitit të kaluar në Beograd.
Burimi: Dukagjini




