A po rrezikojnë të rinjtë zemrën me pijet energjike? Studimi zbulon të dhëna shqetësuese

A po rrezikojnë të rinjtë zemrën me pijet energjike? Studimi zbulon të dhëna shqetësuese

A po rrezikojnë të rinjtë zemrën me pijet energjike? Studimi zbulon të dhëna shqetësuese

Konsumimi i shpeshtë i pijeve energjike mund të lidhet me rrezik më të lartë për probleme serioze kardiovaskulare, veçanërisht te të rinjtë. Një studim i ri ka evidentuar një lidhje shqetësuese mes këtyre pijeve, të pasura me kafeinë dhe përbërës të tjerë stimulues, dhe raportimeve për arrest kardiak, ka shkruar Newser.

Sponsor 3M Express

Studiuesit analizuan më shumë se 28 mijë raportime në bazën e të dhënave për efektet anësore të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA). Sipas rezultateve, raportimet për arrest kardiak ishin rreth 11 herë më të shpeshta te personat që kishin përdorur pije energjike dhe suplemente me stimulues, krahasuar me përdoruesit e produkteve të tjera.

Pothuajse gjysma e rasteve të përfshira në analizë u përkisnin personave të moshës 18 deri në 34 vjeç.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto të dhëna nuk dëshmojnë se pijet energjike janë shkaku i drejtpërdrejtë i problemeve me zemrën. Studimi ende nuk është shqyrtuar nga ekspertë të pavarur, ndërsa jo të gjitha raportimet e analizuara janë verifikuar.

Kardiologët e shohin këtë si një sinjal paralajmërues. John Higgins, kardiolog sportiv në UTHealth Houston, ka theksuar se pijet energjike nuk duhet të konsiderohen të barasvlershme me kafenë.

“Ato janë diçka krejt tjetër. Edhe nëse një pije energjike përmban të njëjtën sasi kafeine si një kafe, provat e deritanishme tregojnë se ndikimi i tyre në sistemin kardiovaskular mund të jetë shumë i ndryshëm”, ka shpjeguar ai.

Ndërkaq, autorja kryesore e studimit, doktoresha Pamela Benavidez, u ka bërë thirrje konsumatorëve që të tregojnë kujdes me sasinë e kafeinës dhe përbërësve të tjerë stimulues që marrin gjatë ditës.

Ekspertët këshillojnë që personat që konsumojnë pije energjike të jenë veçanërisht të vëmendshëm nëse përjetojnë dhimbje gjoksi, të fikët apo rrahje të shpejta të zemrës, dhe në raste të tilla të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Katër plumba ndaj të riut te diskoteka “LIT” në Prishtinë – pas arrestimit të Ylber Tupallës, në Aeroport kapet edhe Lorid Reka

Ekskluzive | Katër plumba ndaj të riut te diskoteka “LIT” në Prishtinë – pas arrestimit të Ylber Tupallës, në Aeroport kapet edhe Lorid Reka

Agjencia për Informim dhe Privatësi vlerësohet pozitivisht në Raportin e KE-së

Agjencia për Informim dhe Privatësi vlerësohet pozitivisht në Raportin e KE-së

Kurti takohet me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, diskuton për ligjin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen institucionale

Kurti takohet me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, diskuton për ligjin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen institucionale