Kryetarët e komunave urojnë presidenten e re dhe votimin e ndryshimeve për Dhomat e Specializuara

Kryetarët e komunave urojnë presidenten e re dhe votimin e ndryshimeve për Dhomat e Specializuara

Kryetarët e komunave urojnë presidenten e re dhe votimin e ndryshimeve për Dhomat e Specializuara

Kryetarë të disa komunave të Kosovës kanë reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku u votua presidentja e re e Republikës dhe u miratua në lexim të dytë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sponsor 3M Express

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

“Urime znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Rama, duke e cilësuar atë si “mikë të çmuar” dhe personalitet me dije e përvojë.

Rama ka theksuar se Kosova ka nevojë për unitet dhe institucione që japin rezultate, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim institucional.

Edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas votimeve në Kuvend. Ai ka deklaruar se, sipas tij, lidershipi i kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje shmangu një krizë politike.

“U votua ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe u votua Presidentja e re e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Bulliqi, duke uruar qytetarët e Kosovës.

Në lidhje me ndryshimet në legjislacionin për Dhomat e Specializuara ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

“UÇK-ja është krenaria jonë kombëtare. Ligji për UÇK-në më në fund u miratua në Kuvend. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Lushtaku.

Ndërkaq, kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka uruar qytetarët për votimin e projektligjit dhe zgjedhjen e presidentes së re.

“Urime të gjithëve votimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Presidentja e re e Republikës së Kosovës, prof. Justina Shiroka Pula!”, ka shkruar Prebreza.

Në një reagim tjetër, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka komentuar zhvillimet politike duke theksuar rëndësinë e kompromisit dhe marrëveshjes për Kosovën.

Reagimet e kryetarëve të komunave vijnë pas seancës së Kuvendit, ku u zhvilluan votime për ndryshimet në kuadrin ligjor që lidhet me Dhomat e Specializuara, si dhe për zgjedhjen e presidentes së re të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Kryetarët e komunave urojnë presidenten e re dhe votimin e ndryshimeve për Dhomat e Specializuara | Momenti