Kryeministri uron presidenten e re: Kosova ka institucione stabile!

Kryeministri uron presidenten e re: Kosova ka institucione stabile!

Kryeministri uron presidenten e re: Kosova ka institucione stabile!

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, duke e vlerësuar këtë zhvillim si një hap drejt stabilitetit institucional.

Sponsor 3M Express

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se krahas zgjedhjes së presidentes së re, është miratuar edhe ligji me ndryshime për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”, ka shkruar Kurti.

Ai ka deklaruar se do të punohet bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kurti ka falënderuar deputetët që morën pjesë në votim, si dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për pranimin e propozimit për kandidaten presidenciale.

“Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës! Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Kryeministri uron presidenten e re: Kosova ka institucione stabile! | Momenti