Përzgjedhësi i Kosovës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Izraelit.

Dardanët do ta nisin takimin me skemën 4-1-4-1, ku në portë do të jetë Saipi, ndërsa në repartin defensiv Kamberi, HajrizI, Krasniqi dhe Gallapeni.
Në mesfushë do të luajnë Avdullahu, Zhegrova, Vojvoda, Hodza dhe Rashica, ndërsa në sulm i vetëm do të jetë Vedat Muriqi.
Kosova synon fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në këtë përballje të rëndësishme të Ligës së Kombeve.
Burimi: Insajderi





