Franco Foda: Pres vetëm fitore ndaj Izraelit

Franco Foda: Pres vetëm fitore ndaj Izraelit

Franco Foda: Pres vetëm fitore ndaj Izraelit

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se objektivi i vetëm i “Dardanëve” ndaj Izraelit është fitorja.

Sponsor 3M Express

Tekniku gjerman foli në “Klan Kosova” pak para ndeshjes ndërsa nënvizoi se objektivi është për t’i arkëtuar pikët e plota.

“Përgatitjet kanë qenë maksimale. Të shohim se gjatë lojës se si do t’i zbatojmë ato që i kemi përgatitur këto ditë”.

“Natyrisht në Debrecen kishim disa ndryshime, por sot jemi në Prishtinë në vendin tonë. Edhe sot kemi ndryshime shkaku i lëndimeve, mirëpo jemi në Kosovë dhe presim diçka tjetër”.

Ai shtoi se ka besim tek të gjithë lojtarët dhe pret që ato që i përgatitën ta dëshmojnë në fushë.

“Natyrisht kemi mungesën e Dellovës dhe Hajdarit. Lindrit Kamberi do të debutojë dhe i besoj secilit lojtarë. Definitivisht pres fitore”.

“Ne kemi idetë tonë dhe do të provojmë nga fillimi që të luajmë me presion. Duhet të llogarisim se edhe Izraeli ka një ekip të mirë, kanë idetë e tyre dhe shpresoj të fitojmë”.

Ndërkohë, sfida do të nisë nga ora 15:00 në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/

Lexo edhe

Humb jetën 46 vjeçari nga Negotina, pasi u rrëzua nga çatia e stallës

Humb jetën 46 vjeçari nga Negotina, pasi u rrëzua nga çatia e stallës

Trump mund të heqë dorë nga sulmet ndaj Iranit, nëse Teherani nuk provokon SHBA-në

Trump mund të heqë dorë nga sulmet ndaj Iranit, nëse Teherani nuk provokon SHBA-në

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme