Arlinda ka folur sërish për pëlqimin që ka shprehur ndaj Norës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”, duke komentuar edhe qëndrimin e kësaj të fundit ndaj ndjenjave të saj.

Ndonëse Arlinda e ka bërë të qartë interesimin për banoren tjetër, Nora nuk ia ka kthyer të njëjtat ndjenja, duke i treguar se dëshiron që raporti mes tyre të mbetet vetëm në kuadër të shoqërisë.
Lidhur me këtë situatë, Arlinda ka biseduar me Zojën, së cilës i ka thënë se nuk kishte pasur nevojë që Nora t’ia shprehte drejtpërdrejt mungesën e interesimit, pasi ajo, sipas saj, e kupton vetë kur ndjenjat nuk janë të ndërsjella.
“Oj çikë, veç simpati kam thënë… S’po më kupton e s’di çka. Unë jam njeri që marr vesh. S’ke pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar. Më tha: ‘Po du me të pas shoqe’”, u shpreh Arlinda.
Me këtë deklaratë, Arlinda ka lënë të kuptohet se e ka kuptuar qëndrimin e Norës dhe se është e vetëdijshme që ajo dëshiron ta mbajë raportin mes tyre vetëm si shoqëri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





