Ndeshja fillon nga ora 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Para kësaj ndeshje, grupi kryesohet nga Austria me tetë pikë. Kosova renditet në vendin e dytë me pesë pikë, aq sa ka edhe Republika e Irlandës në pozitën e tretë, ndërsa Izraeli është i fundit me dy pikë.

Burimi: RTKLive





