Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë hollësi lidhur me rastin e pronarit të lopës që hyri në oborrin e Degës së Gjykatës Themelore në Graçanicë, për çka 59-vjeçari Hashim Miftari ishte ndaluar për 48 orë.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka deklaruar se ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 321 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se i dyshuari tashmë është liruar dhe se procedurat lidhur me rastin do të vazhdojnë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

“Referuar kërkesës suaj për informim, ju njoftojmë se lidhur me rastin, është iniciuar procedurë penale për veprën penale ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’ nga neni 321 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa procedurat lidhur me këtë rast, do të zhvillohen në ërputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigje.

Kujtojmë se rasti kishte ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 16:00, kur Policia ishte njoftuar se një lopë kishte hyrë në oborrin e Gjykatës në Graçanicë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Trump mund të heqë dorë nga sulmet ndaj Iranit, nëse Teherani nuk provokon SHBA-në

Trump mund të heqë dorë nga sulmet ndaj Iranit, nëse Teherani nuk provokon SHBA-në

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

Arlinda për pëlqimin ndaj Norës: S’ka pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar

Arlinda për pëlqimin ndaj Norës: S’ka pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar