Kosova dhe Franca intensifikojnë bashkëpunimin: A mund të përkthehet afrimi në mbështetje për integrimin ndërkombëtar?

Kosova dhe Franca intensifikojnë bashkëpunimin: A mund të përkthehet afrimi në mbështetje për integrimin ndërkombëtar?

Kosova dhe Franca intensifikojnë bashkëpunimin: A mund të përkthehet afrimi në mbështetje për integrimin ndërkombëtar?

Kosova dhe Franca kanë intensifikuar bashkëpunimin gjatë vitit 2026, përmes kontakteve të shpeshta në nivel të lartë politik e diplomatik dhe nënshkrimit të pesë marrëveshjeve. Por, a po kalojnë marrëdhëniet në një nivel të ri dhe si mund të përfitojë Kosova nga ky afrim?

Sponsor 3M Express

Franca është një ndër vendet kryesore të Bashkimit Evropian, me peshë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare dhe në organizatat shumëpalëshe. Ndikimi i saj shtrihet edhe në vende të Afrikës dhe rajone të tjera ku Kosova ka qasje të kufizuar diplomatike.

Në këtë kontekst, shtrohet pyetja nëse intensifikimi i marrëdhënieve mund të përkthehet në mbështetje më të madhe për objektivat ndërkombëtare të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, avancimin drejt NATO-s dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Një zhvillim në këtë drejtim ishte takimi bilateral ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, i zhvilluar më 11 nëntor në Paris.

Siç ka mësuar Telegrafi, takimi u mbajt në kuadër të kontakteve të shtuara diplomatike ndërmjet dy vendeve. Ky ishte takimi i dytë bilateral ndërmjet Kurtit dhe Macronit gjatë këtij viti.

Sipas informacioneve të Telegrafit, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës është intensifikuar gjatë vitit 2026, me komunikim të shpeshtë në nivel të lartë politik dhe diplomatik.

Për forcimin e këtyre lidhjeve ka shkruar edhe ministri i Deleguar i Francës për Evropën, Benjamin Haddad, pas takimit të mbajtur në Pallatin Élysée.

“Franca ka qenë prej kohësh një mike e Kosovës. E përsërita këtë në Prishtinë në korrik; ne vazhdojmë të forcojmë lidhjet tona dhe të mbështesim të ardhmen evropiane të rajonit”, ka shkruar Haddad, transmeton Telegrafi.

Bashkëpunimi është konkretizuar edhe përmes pesë marrëveshjeve të nënshkruara në korrik, ku palën franceze e përfaqësoi ministri Haddad.

Palët nënshkruan një letër qëllimi për themelimin e Komunitetit Kosovaro-Francez në mbështetje të organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, marrëveshjen administrative për mësimdhënien e gjuhës frënge në Kosovë, Marrëveshjen për Ndihmë Juridike të Ndërsjellë në Çështje Penale dhe Marrëveshjen për Ekstradimin.

Gjithashtu, u nënshkrua marrëveshja e kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), për financimin e projektit të lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Ndryshe gjatë qëndrimit në Paris, Kurti ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera, përfshirë takime me presidentin e Senatit francez dhe kryetarin e Parisit.

Këto kontakte dhe marrëveshje dëshmojnë zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Mbetet të shihet se në çfarë mase ky afrim do të shoqërohet me mbështetje konkrete franceze për avancimin e Kosovës në organizatat dhe proceset ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Kosova dhe Franca intensifikojnë bashkëpunimin: A mund të përkthehet afrimi në mbështetje për integrimin ndërkombëtar? | Momenti