Komuna e Podujevës shpall ankand për dhënien në shfrytëzim të 1,250 metra katrorë pronë në Orllan

Komuna e Podujevës shpall ankand për dhënien në shfrytëzim të 1,250 metra katrorë pronë në Orllan

Komuna e Podujevës shpall ankand për dhënien në shfrytëzim të 1,250 metra katrorë pronë në Orllan

Komuna e Podujevës ka njoftuar se ka shpallur ankand publik për dhënien në shfrytëzim të një prone të paluajtshme komunale në zonën kadastrale Orllan.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 1,250 metrash katrorë, e destinuar për ndërtimin e një objekti hotelier me sipërfaqe prej 250 metrash katrorë, si dhe oborr dhe shtëpi-ndërtese.

Prona do të jepet në shfrytëzim për një periudhë deri në 10 vjet, ndërsa çmimi fillestar është së paku 1 euro për metër katror në muaj.

Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 20 tetor 2026, në ora 16:00. Hapja e ofertave do të bëhet më 21 tetor 2026, në ora 10:00, në ndërtesën e Komunës së Podujevës, në katin e parë, në Sallën e Kuvendit.

Njoftimi i plotë është publikuar në uebfaqen zyrtare të Komunës së Podujevës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Komuna e Podujevës shpall ankand për dhënien në shfrytëzim të 1,250 metra katrorë pronë në Orllan | Momenti