Kërcënimet me bomba shkaktojnë kaos në Evropë, 10 fluturime detyrohen të bëjnë ulje emergjente

Kërcënimet me bomba shkaktojnë kaos në Evropë, 10 fluturime detyrohen të bëjnë ulje emergjente

Kërcënimet me bomba shkaktojnë kaos në Evropë, 10 fluturime detyrohen të bëjnë ulje emergjente

Kërcënimet për vendosjen e bombave kanë detyruar disa aeroplanë në Evropë të bëjnë ulje emergjente edhe mëngjesin e së enjtes, në vazhdën e një serie kërcënimesh të ngjashme të raportuara ditëve të fundit.

Sponsor 3M Express

Deri në orën 11:00 të së enjtes, raportimet për alarme për bomba në fluturime të ndryshme në Evropë vazhdonin të shtoheshin. Dy aeroplanë që po udhëtonin drejt Milanos u ulën të sigurt pas kërcënimeve të pranuara, raporton “Independent”, transmeton Klankosova.tv.

Në mesin e fluturimeve të prekura ishin edhe ato nga Londra, Dublini, Madridi, Kopenhaga dhe Helsinki, të cilat u detyruan të ndryshonin itinerarin dhe të uleshin në aeroporte në Francë, Bullgari dhe Belgjikë.

Kompania irlandeze “Aer Lingus” njoftoi se fluturimi EI402, i cili ishte nisur nga Dublini drejt Romës, u ul pa probleme në aeroportin e Evreux-së, rreth 100 kilometra në perëndim të Parisit, pasi ishte devijuar si masë paraprake sigurie.

Ndërkohë, mediat belge raportuan se një aeroplan që u detyrua të ulej në aeroportin Zaventem të Brukselit i përkiste kompanisë ajrore polake LOT.

Sipas televizionit bullgar bTV, ministri i Brendshëm i Bullgarisë bëri të ditur se aeroplanët që po udhëtonin nga Kopenhaga dhe Madridi u ulën në Sofje. Ndërsa, mediat lokale raportuan se një aeroplan i tretë, i nisur nga Londra, u ul në Plovdiv.

Kontrollet e kryera në tre aeroplanët e kompanisë ajrore Ryanair, të cilët pranuan kërcënime për bomba dhe u ulën të enjten në aeroportet bullgare, nuk kanë zbuluar ndonjë problem.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Transportit e Bullgarisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Pas uljes, janë kryer kontrollet e nevojshme në përputhje me procedurat përkatëse dhe nuk është identifikuar asnjë problem”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Sipas saj, operimet në aeroportet e Sofjes dhe Plovdivit janë kthyer në normalitet.

Këto incidente vijnë pas një serie kërcënimesh për bomba në fillim të kësaj jave, të cilat shkaktuan ulje të ngjashme emergjente të aeroplanëve në vende të ndryshme të Evropës.

Ngjarjet kanë shtuar shqetësimet për kërcënimet e luftës informative dhe sulmet hibride, në një javë kur në Evropë janë raportuar edhe sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në supermarkete dhe bankave të gjakut. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Vjenë, më 28 nëntor mbahet Panairi i 6-të i Bizneseve Shqiptare në Austri

Vjenë, më 28 nëntor mbahet Panairi i 6-të i Bizneseve Shqiptare në Austri

Kryeministrja italiane kritikon ashpër qasjen e fragmentuar të BE-së ndaj bisedimeve të paqes për Ukrainën

Kryeministrja italiane kritikon ashpër qasjen e fragmentuar të BE-së ndaj bisedimeve të paqes për Ukrainën

Atentati ndaj Ervis Martinajt dhe vrasja e Erigers Mihasit/ SPAK kërkon 16 vite burg për dy të akuzuarit

Atentati ndaj Ervis Martinajt dhe vrasja e Erigers Mihasit/ SPAK kërkon 16 vite burg për dy të akuzuarit