Kryeministrja italiane kritikon ashpër qasjen e fragmentuar të BE-së ndaj bisedimeve të paqes për Ukrainën

Giorgia Meloni ka kritikuar qasjen e pakoordinuar të BE-së ndaj negociatave të paqes me Rusinë, në një letër dërguar të enjten Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa.

Sponsor 3M Express

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, kryeministrja italiane kritikoi faktin se liderët evropianë kanë ndërmarrë së fundmi disa iniciativa të ndryshme, pa një drejtim të përbashkët apo një mandat të qartë.

Letra vjen në një kohë kur zyrtarë nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar – të njohur si grupi “E3” – po takohen në Bruksel me përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina për të diskutuar se si t’i jepet fund luftës.

“Të vepruarit në mënyrë të çorganizuar, me iniciativa që ndjekin dhe mbivendosen njëra-tjetrës, nuk do të na ndihmojë – as në marrëdhëniet me partnerët tanë, e as me ata që duhet t’i bindim për t’i dhënë fund një agresioni të pakuptimtë. […] E gjithë kjo po na bën më pak të besueshëm”, thuhet në letër.

Meloni ndodhet nën presion brenda vendit, ku opozita e akuzon qeverinë e saj se është e parëndësishme në arenën ndërkombëtare, ndërsa disa forca politike – përfshirë edhe disa brenda shumicës së saj – bëjnë thirrje për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Në letër, Meloni rendit shembuj të kësaj dinamike, duke përfshirë një takim joformal në Miami ku morën pjesë këshilltarë të sigurisë kombëtare nga disa shtete evropiane, Ukraina, NATO-ja dhe përfaqësues të BE-së, si dhe një bisedë telefonike midis liderëve të Finlandës e Norvegjisë dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Ajo kritikoi gjithashtu shtimin e grupeve negociuese, siç janë grupi “E3”, “Koalicioni i të Vullnetshmëve” (që përfshin 37 shtete, anëtare dhe joanëtare të BE-së), si dhe “formatin e Berlinit”, i cili përbëhet nga Gjermania, Franca, Polonia dhe përfaqësues të NATO-s, G7-ës dhe BE-së.

Meloni kërkoi që kjo çështje të diskutohet në takimin joformal të Këshillit Evropian në Dublin, javën e ardhshme, me qëllim përcaktimin e mënyrës se si duhet të përfaqësohet BE-ja në bisedimet e paqes.

“Evropa duhet të flasë me një zë të vetëm për çështjen ukrainase. Kjo nevojë nuk mund të shtyhet më tej”, shkroi ajo.

Një raund vendimtar bisedimesh midis negociatorëve ukrainas dhe rusë, me ndërmjetësimin e zyrtarëve amerikanë, do të zhvillohet në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, ku do të diskutohen marrëveshjet e sigurisë dhe ulja e tensioneve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Konfirmohet raportimi i Sinjalit për aksionin në Prizren – prangosen dy persona, konfiskohen barna pa banderola në vlerë prej 10 mijë eurosh

Konfirmohet raportimi i Sinjalit për aksionin në Prizren – prangosen dy persona, konfiskohen barna pa banderola në vlerë prej 10 mijë eurosh

IPK kërkon suspendimin e Drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës, dyshime për keqpërdorim në dhjetëra kontrata

IPK kërkon suspendimin e Drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës, dyshime për keqpërdorim në dhjetëra kontrata

Vrasja e Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë

Vrasja e Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë

Kryeministrja italiane kritikon ashpër qasjen e fragmentuar të BE-së ndaj bisedimeve të paqes për Ukrainën | Momenti