Vjenë, më 28 nëntor mbahet Panairi i 6-të i Bizneseve Shqiptare në Austri

Vjenë, më 28 nëntor mbahet Panairi i 6-të i Bizneseve Shqiptare në Austri

Vjenë, më 28 nëntor mbahet Panairi i 6-të i Bizneseve Shqiptare në Austri

Më 28 nëntor 2026, në hotelin Hilton Vienna Waterfront në Vjenë, do të mbahet Panairi i 6-të i Bizneseve Shqiptare në Austri, ku pritet të marrin pjesë biznese nga Kosova, Austria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe vende të tjera evropiane.

Sponsor 3M Express

Panairi synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik, promovimin e produkteve dhe shërbimeve, si dhe zgjerimin e rrjeteve të kontakteve ndërmjet bizneseve, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit të publikuar nga Ambasada e Kosovës në Austri, ky aktivitet do të shërbejë si një platformë për takime të drejtpërdrejta ndërmjet bizneseve (B2B) dhe zhvillimin e partneriteteve të reja.

“Panairi synon të ofrojë mundësi për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve, krijimin e kontakteve të reja, zhvillimin e takimeve ndërmjet bizneseve (B2B) dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Aktiviteti do të mbahet më 28 nëntor 2026, në hotelin Hilton Vienna Waterfront në Vjenë.

Për informacione të mëtejshme dhe regjistrim, të interesuarit mund të vizitojnë faqen e organizatorit./Telegrafi/

Lexo edhe

Konfirmohet raportimi i Sinjalit për aksionin në Prizren – prangosen dy persona, konfiskohen barna pa banderola në vlerë prej 10 mijë eurosh

Konfirmohet raportimi i Sinjalit për aksionin në Prizren – prangosen dy persona, konfiskohen barna pa banderola në vlerë prej 10 mijë eurosh

IPK kërkon suspendimin e Drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës, dyshime për keqpërdorim në dhjetëra kontrata

IPK kërkon suspendimin e Drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës, dyshime për keqpërdorim në dhjetëra kontrata

Vrasja e Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë

Vrasja e Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë

Vjenë, më 28 nëntor mbahet Panairi i 6-të i Bizneseve Shqiptare në Austri | Momenti