Atentati ndaj Ervis Martinajt dhe vrasja e Erigers Mihasit/ SPAK kërkon 16 vite burg për dy të akuzuarit

SPAK ka dhënë pretencën për dy të akuzuarit për sigurimin e kushteve për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin.

Sponsor 3M Express

Sipas pretencës së SPAK, Leonard Duka dhe Drianto Bardhi akuzohen se kanë siguruar kushtet për vrasjen e Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur, dhe Erigers Mihasit, i cili u vra në një atentat.

Kjo çështje është një fraksion i dosjes së njohur si “Revanshi”, në kuadër të së cilës u zbardhën mijëra komunikime të shkëmbyera përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC.

Ndërkohë, Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg, si kreu i grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

El-Sayed thotë se është po aq i përkushtuar për të mbrojtur komunitetin hebre, sa që është për fëmijët e tij

El-Sayed thotë se është po aq i përkushtuar për të mbrojtur komunitetin hebre, sa që është për fëmijët e tij

“Graniti është lideri ynë, kërkoi falje” – Yakin thyen heshtjen për Xhakën pasi e riktheu te Zvicra

“Graniti është lideri ynë, kërkoi falje” – Yakin thyen heshtjen për Xhakën pasi e riktheu te Zvicra

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Atentati ndaj Ervis Martinajt dhe vrasja e Erigers Mihasit/ SPAK kërkon 16 vite burg për dy të akuzuarit | Momenti