Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka ndërhyrë në sisteme kompjuterike dhe ka keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj.

Sipas raportit policor, i dyshuari dyshohet se ka realizuar blerje të ndryshme online përmes kartelave bankare të keqpërdorura, duke zhvilluar aktivitet kriminal, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë operacionit, si prova materiale janë sekuestruar dy kompjuterë, dy telefona celularë, dy USB dhe disa dokumente të tjera relevante për rastin.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.





