Kane e konfirmon qëndrimin te Bayerni: Vazhdimi i kontratës është çështje ditësh

Kane e konfirmon qëndrimin te Bayerni: Vazhdimi i kontratës është çështje ditësh

Kane e konfirmon qëndrimin te Bayerni: Vazhdimi i kontratës është çështje ditësh

Harry Kane pritet ta vazhdojë karrierën te Bayern Munichu, pasi sulmuesi anglez ka konfirmuar se negociatat për rinovimin e kontratës janë shumë pranë përfundimit.

Sponsor 3M Express

Kapiteni i Anglisë, i cili së fundmi fitoi Topin e Artë 2026, bëri të ditur se palët kanë arritur marrëveshje për çështjet kryesore dhe kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u zgjidhur, shkruan “Gazeta Express”.

“Do të thoja se është çështje ditësh, jo javësh. Kemi pasur bisedime të mira gjatë fundjavës dhe përsëri sot. E di që vazhdoj të them se jemi afër, por tani jemi jashtëzakonisht afër”, deklaroi Kane në konferencën për media para ndeshjes me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

Ai shtoi se pjesa më e madhe e marrëveshjes është përfunduar, ndërsa tani avokatët duhet të merren me detajet e fundit të kontratës.

Kane iu bashkua Bayernit në vitin 2023 nga Tottenhami dhe kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2027.

Sipas raportimeve, klubi bavarez synon ta mbajë sulmuesin anglez deri në vitin 2029.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Shkoi për intervistë pune, gazetarja e njohur zbulon skandalin: Një ministër më propozoi treshe në hotel

Shkoi për intervistë pune, gazetarja e njohur zbulon skandalin: Një ministër më propozoi treshe në hotel

Dita e shtatë e protestës për Arlinda Zekajn

Dita e shtatë e protestës për Arlinda Zekajn

“Big Cast” në Klan Kosova, ish-banori Ardi emocionon me interpretimin e këngës ‘Nana’ (VIDEO)

“Big Cast” në Klan Kosova, ish-banori Ardi emocionon me interpretimin e këngës ‘Nana’ (VIDEO)