Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për kontrabandim me migrantë

Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për kontrabandim me migrantë

Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për kontrabandim me migrantë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në kontrabandimin e migrantëve.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar të martën, më 3 nëntor, nga Sektori i Hetimeve i Departamentit për Kufi, nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

“Operacioni është zhvilluar në vazhdën e veprimeve intensive hetimore lidhur me rastin, pasi i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se si pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal ndërkombëtar, i cili shtrihet në disa shtete të Ballkanit dhe vende të Bashkimit Evropian, ka kryer veprën e lartcekur”, thuhet në njoftim.

Sipas hetimeve të deritanishme, i dyshuari kishte rol në rekrutimin e shoferëve për transportimin e migrantëve ilegalë.

“Sipas hetimeve të deritanishme, roli i të dyshuarit në këtë strukturë kriminale ishte rekrutimi i shoferëve, të cilët më pas i pajisnin me automjete, mjete financiare dhe harta të sakta të lëvizjes dhe të njëjtit ngarkoheshin me detyrën për të bartur migrantë ilegalë nga kufiri i Turqisë në Greqi (fillimisht në Selanik), për të vazhduar tutje tranzit përmes shteteve të tjera drejt Evropës”, njofton Policia.

Gjatë operacionit është bastisur edhe banesa e të dyshuarit në Prishtinë, ku janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht 1 mijë e 760 euro para të gatshme dhe fletë-transaksione të ndryshme financiare.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Trump rikthen në vëmendje Groenlandën para zgjedhjeve: Dhurata më e madhe që na ka bërë ndonjëherë Evropa

Trump rikthen në vëmendje Groenlandën para zgjedhjeve: Dhurata më e madhe që na ka bërë ndonjëherë Evropa

Prizreni shpërndan kartela për udhëtim falas me autobusë urbanë

Prizreni shpërndan kartela për udhëtim falas me autobusë urbanë

Komandanti i FSK-së i ndan medalje gjeneralit të Gardës Kombëtare të Ajovës: Kosova-SHBA, partneritet i përhershëm

Komandanti i FSK-së i ndan medalje gjeneralit të Gardës Kombëtare të Ajovës: Kosova-SHBA, partneritet i përhershëm

Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për kontrabandim me migrantë | Momenti