Një javë protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për shkarkimin e Sveçlës e Gërvallës

Tash e një javë po vazhdojnë protestat pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, me qytetarë dhe aktivistë që po kërkojnë drejtësi për viktimën dhe përgjegjësi institucionale për dështimet që i paraprinë tragjedisë.

Sponsor 3M Express

Protestuesit kërkojnë që vrasja e grave të trajtohet si çështje urgjente kombëtare, ndërsa kanë kërkuar edhe ndjekje penale të prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë marrë me rastin e Arlindës.

Në mesin e kërkesave të tyre është edhe shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi të dy refuzuan të japin dorëheqje. Dorëheqja i është kërkuar edhe kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, nga ish-kunati i saj. Vrasja ndodhi vetëm pak ditë pasi ajo kishte paralajmëruar me letër institucionet se jeta e saj ishte në rrezik.

Ajo ishte kthyer nga Policia, ku kishte paraqitur ish-bashkëshortin për kanosje, kur ndodhi vrasja.

Rasti ka nxitur reagime të shumta publike, protesta dhe zhvillime në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë. Ndër masat e ndërmarra pas ngjarjes janë dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimi i zyrtarëve policorë dhe prokurorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë

Aleanca kërkon sqarime nga Konjufca: A është shfuqizuar vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

Aleanca kërkon sqarime nga Konjufca: A është shfuqizuar vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

Kusari-Lila: Projektligji për Inovacion synon mbështetjen e bizneseve

Kusari-Lila: Projektligji për Inovacion synon mbështetjen e bizneseve

Një javë protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për shkarkimin e Sveçlës e Gërvallës | Momenti