Janevska: Mbi 650 ide biznesi nga të rinjtë në konkursin “Brainster Next”, dëshmi e kreativitetit dhe sipërmarrjes

Janevska: Mbi 650 ide biznesi nga të rinjtë në konkursin “Brainster Next”, dëshmi e kreativitetit dhe sipërmarrjes

Janevska: Mbi 650 ide biznesi nga të rinjtë në konkursin “Brainster Next”, dëshmi e kreativitetit dhe sipërmarrjes

Më shumë se 650 ide biznesi të paraqitura në konkursin “Brainster Next” tregojnë se sistemi arsimor i inkurajon të rinjtë të mendojnë në mënyrë sipërmarrëse, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska gjatë vizitës së saj në konkursin e ideve të biznesit për nxënës të shkollave të mesme.

Sponsor 3M Express

Në garë marrin pjesë nxënës nga shkollat e mesme publike dhe private, të cilët përmes ideve të tyre ofrojnë zgjidhje për sfida të ndryshme shoqërore në fushën e teknologjisë, ekologjisë, arsimit dhe fusha të tjera.

“Vërtet, ideja dhe organizimi i kësaj gare janë të shkëlqyera. Kisha mundësinë të njihja shumë nxënës të rinj dhe të talentuar, të cilët mendojnë në mënyrë kritike, inovative dhe sipërmarrëse. Veçanërisht na gëzon fakti që, përveç kreativitetit, shfaqin edhe shpirt garues, vetëbesim dhe gatishmëri për t’i prezantuar idetë e tyre, por edhe për të luftuar për realizimin e tyre“, theksoi Janevska.

Ministrja theksoi se gara ofron mundësi konkrete që idetë e nxënësve të shndërrohen në projekte reale biznesi, duke qenë se „Brainster Next“ i lidh pjesëmarrësit me komunitetin e biznesit dhe ofron çmim prej 1 milion denarësh për individin ose ekipin fitues.

“Vauçeri paraqet mundësi të rëndësishme për themelimin e një kompanie të vetën start-up dhe zhvillimin e markës personal, por edhe për integrimin e idesë së biznesit në kompani ekzistuese ose krijimin e lidhjeve me bashkëinvestitorë potencialë”, shtoi Janevska.

Nga gjithsej 650 projekte të paraqitura, 60 prej tyre u kualifikuan në fazën e ngushtë të garës. Ministrja u uroi sukses në prezantimin e sotëm dhe kualifikim në finalen e nesërme, duke shprehur dëshirën që të fitojë ideja më kreative dhe njëkohësisht më e realizueshme e biznesit.

Janevska shprehu mirënjohje ndaj drejtuesve të “Brainster Next” për inkurajimin e të rinjve dhe mbështetjen e arsimimit të tyre, duke theksuar se bashkëpunimi me institucionet arsimore dhe sektorin privat është i rëndësishëm për avancimin e sistemit arsimor.

“Besoj se bashkëpunimi i mirë, të cilin e kemi filluar përmes angazhimit të përbashkët për integrimin e inteligjencës artificiale në shkolla, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Së bashku mund t’u përgjigjemi sfidave të shumta dhe të kontribuojmë në zhvillimin e sistemit arsimor kombëtar“, theksoi ministrja.

Lexo edhe

Komuna e Prishtinës zhvendos muralin e Nënë Terezës në një objekt tjetër

Komuna e Prishtinës zhvendos muralin e Nënë Terezës në një objekt tjetër

“Katunare”, “E pamoralshme”, eskalon përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës (VIDEO)

“Katunare”, “E pamoralshme”, eskalon përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës (VIDEO)

Rreth 1500 nxënës marshojnë kuqezi në Tetovë (VIDEO)

Rreth 1500 nxënës marshojnë kuqezi në Tetovë (VIDEO)