Izraeli godet spitalin më të madh në jug të Gazës, pesë të vrarë dhe 20 të lënduar

Izraeli godet spitalin më të madh në jug të Gazës, pesë të vrarë dhe 20 të lënduar

Izraeli godet spitalin më të madh në jug të Gazës, pesë të vrarë dhe 20 të lënduar

Të paktën pesë palestinezë janë vrarë pasi një sulm ajror izraelit goditi një ndërtesë në Spitalin Nasser, në jug të Rripit të Gazës, ka bërë të ditur për BBC-në një zyrtar i Mbrojtjes Civile, që vepron nën autoritetin e Hamasit.

Sponsor 3M Express

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se një raketë e vetme, e lëshuar nga një avion luftarak që fluturoi për pak çaste mbi zonë, goditi ndërtesën ku ndodhen repartet e kirurgjisë dhe njësitë e kujdesit intensiv të spitalit. Nga sulmi janë plagosur edhe 20 persona të tjerë, sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile, transmeton Sinjali.

Në mesin e viktimave raportohet të jetë edhe një kirurg, i cili u vra gjatë sulmit në orët e hershme të së enjtes.

Ndërkaq, ushtria izraelite ka deklaruar se cak i sulmit ishte një anëtar i lartë i Hamasit dhe militantë të tjerë, të cilët, sipas saj, po e përdornin spitalin si “qendër komanduese për aktivitete ushtarake dhe terroriste”.

Në një deklaratë të përbashkët, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Agjencia e Sigurisë së Izraelit (ISA) kanë dënuar ashpër atë që e cilësuan si shfrytëzim të “infrastrukturës civile dhe mjekësore për qëllime ushtarake” nga Hamasi.

Ato kanë shtuar se gjatë operacionit janë ndërmarrë masa për të zvogëluar rrezikun ndaj civilëve, përfshirë përdorimin e municioneve precize dhe mbikëqyrjen ajrore.

Sipas së drejtës ndërkombëtare, spitalet gëzojnë mbrojtje të veçantë, megjithatë ato janë goditur vazhdimisht gjatë luftës në Gaza.

Izraeli e akuzon Hamasin, i cili vazhdon të mbajë armët dhe kontrollin e sigurisë në Rripin e Gazës, se po i përdor spitalet për qëllime ushtarake. Sipas autoriteteve izraelite, grupi palestinez ruan armë dhe operon qendra komanduese e kontrolli brenda spitaleve. Hamasi i mohon këto pretendime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë