Itali, arrestohet shqiptari në Ciampino, policia zbulon mbi 2.5 kilogramë drogë të fshehur në makinë dhe bodrum

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Ciampino, pranë Romës, gjatë një operacioni të Guardia di Finanza-s kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontrolleve, autoritetet italiane zbuluan mbi 2.5 kilogramë drogë, të fshehura në automjetin e të dyshuarit dhe në një ambient nëntokësor pranë një banese.

Sipas medias italiane L’Identità, shqiptari kishte tërhequr vëmendjen e autoriteteve pasi ishte parë duke dalë nga një ambient nëntokësor, i ndërtuar në hapësirën poshtë shkallëve të një banese.

Pak më vonë, ai ishte futur në një automjet, të cilin efektivët vendosën ta ndalonin për kontroll të detajuar, transmeton Telegrafi.

Gjatë kontrollit të makinës, efektivët zbuluan një hapësirë të dyfishtë të fshehtë në pjesën e airbag-ut të pasagjerit, ku ishin vendosur rreth 300 gramë marijuanë.

Pas këtij zbulimi, kontrollet u zgjeruan edhe në ambientin nëntokësor nga ku ishte parë të dilte shqiptari.

Brenda një frigoriferi në këtë hapësirë, policia gjeti edhe 1.3 kilogramë hashash dhe një kilogram marijuanë. Gjithashtu, u sekuestruan peshore precize dhe materiale që dyshohet se përdoreshin për përgatitjen dhe paketimin e dozave të drogës për shitje.

Autoritetet sekuestruan edhe automjetin, i cili rezultoi i modifikuar për transportimin dhe fshehjen e lëndëve narkotike.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së Velletrit, shqiptari u arrestua dhe u transferua në burg, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e lëndëve narkotike, si dhe nëse i arrestuari kishte lidhje me një rrjet më të gjerë të shpërndarjes së drogës./Telegrafi/

Lexo edhe

“LDK funksionon si grup pulash të çakërdisura”, Plakolli për Pecin: Deklarata e tij më ka prekur thellësisht (VIDEO)

“LDK funksionon si grup pulash të çakërdisura”, Plakolli për Pecin: Deklarata e tij më ka prekur thellësisht (VIDEO)

Shpëtim Qorraj mësyn ulësen në asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut (VIDEO)

Shpëtim Qorraj mësyn ulësen në asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut (VIDEO)

Rama takon Mark Rutten në Bruksel, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë

Rama takon Mark Rutten në Bruksel, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë