Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë se familjarët e shtetasit me inicialet U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ai dyshohej se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari).
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




