Ndërsa në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve, dhomën e ulët të Kongresit amerikan, pritet që demokratët të fitojnë pa ndonjë garë të fortë, beteja për Senatin është jashtëzakonisht e ngushtë.

Fitorja e demokratëve në dhomën e ulët do të ishte në vetvete një goditje për Trumpin, por marrja e kontrollit të të dyja dhomave do të përbënte një goditje të madhe për reputacionin e tij dhe do t’ia kufizonte kompetencat.
Sondazhet e fundit për Senatin u japin një epërsi të lehtë demokratëve, ndërsa garat më të ngushta pritet të zhvillohen në pesë shtete: Texas, Kansas, Iowa, Maine dhe Ohio.
Ndryshime të rezultatit mund të ketë edhe në pesë ose gjashtë shtete të tjera, ku demokratët ose republikanët kanë aktualisht një epërsi të vogël.
Ndërkaq, platformat e basteve u japin demokratëve 75 për qind gjasa për të marrë kontrollin e Senatit, për çka u nevojiten 51 senatorë. /Telegrafi/




