Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar tre të mitur që ishin përfshirë të mërkurën në një përleshje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00, në rrugën “Mësuesit e viteve ’90-ta” në Gjilan, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy grupeve.
Gjatë përleshjes fizike dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta, si pasojë e së cilës disa persona kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Klankosova.tv.
Të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet ndaj tyre.
Brenda afatit ligjor, është paraqitur edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamentin për të Mitur.
Nga mjeti i mprehtë që të miturit dyshohet se përdorën në rast mbetën të lënduar dy shkollarë.





