I hyri në kuzhinë me veturë para disa dite një zvicerani, mësohet gjendja shëndetësore e 21 vjeçarit që shkaktoi aksidentin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Andwil, në kantonin e St. Gallenit, ku një 21-vjeçar humbi kontrollin mbi Mercedesin e tij gjatë një ndjekjeje nga policia dhe përfundoi me veturë brenda kuzhinës së një shtëpie.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetës zvicerane Blick, bëhet fjalë për Remo M., shtetas zviceran, i cili ishte larguar nga kontrolli policor në Gossau, duke vazhduar drejt Andwilit me shpejtësi shumë më të madhe se e lejuara.

Gjatë rrugës, ai preku bordurën e trotuarit, humbi kontrollin dhe u përplas fuqishëm në murin e një banese.

Si pasojë e aksidentit, 21-vjeçari pësoi thyerje të një vertebre dhe të krahut, si dhe mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Ai tashmë ka dalë nga spitali, transmeton Telegrafi.

Në momentin e përplasjes, brenda shtëpisë ndodheshin dy banorë, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime. Megjithatë, ndërtesa pësoi dëme të mëdha dhe u shpall e pabanueshme për shkak të rrezikut të shembjes.

Nëna e të riut, në një prononcim për Blick, tha se djali i saj është penduar për atë që ka ndodhur dhe dëshiron t’u kërkojë falje personave të prekur nga aksidenti.

Ajo tregoi gjithashtu se ai kishte kaluar provimin e vozitjes vetëm në përpjekjen e tretë, në shtator të këtij viti.

Policia zvicerane i ka marrë patentë-shoferin, ndërsa ndaj tij është urdhëruar edhe marrja e mostrave të gjakut dhe urinës./Telegrafi/

Lexo edhe

Punëtorët e KEK protestojnë pasnesër para zyrave të menaxhmentit, kanë dy kërkesa

Punëtorët e KEK protestojnë pasnesër para zyrave të menaxhmentit, kanë dy kërkesa

Plani komunal: Ndërtim në “Ulpianë”, s’duan banorët (VIDEO)

Plani komunal: Ndërtim në “Ulpianë”, s’duan banorët (VIDEO)

Dy ushtarë në minutë: Rusia pëson humbje rekord trupash në një ditë – thotë Ukraina

Dy ushtarë në minutë: Rusia pëson humbje rekord trupash në një ditë – thotë Ukraina