Hetimet për korrupsion në drejtësi, çka u sekuestrua gjatë arrestimit të tre zyrtarëve të gjykatave dhe një avokati?

Ndikimi në afatet e shpalljes së vendimeve gjyqësore dhe në çështjet e punësimit janë në fokus të një hetimi për korrupsion që ka çuar në ndalimin e tre zyrtarëve të gjykatave dhe një avokati.

Sponsor 3M Express

Gazeta Insajderi raportoi dje se katër personat e arrestuar janë Emin Plakaj, Skender Jetishi, Sulltan Mehmeti dhe Arbnor Dervishaj.

Hetimet ndaj tyre janë zhvilluar për një periudhë të gjatë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, ndërsa veprimet e dyshuara penale përfshijnë periudhën 2025–2026.

Katër të dyshuarit, në pozita dhe role të ndryshme, dyshohet se kanë ushtruar ndikim në procesin dhe afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje që lidhen me punësimin, raporton Sinjali.

Dyshimet përfshijnë zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat.

Mëngjesin e së martës, më 24 nëntor, rreth orës 08:50, hetuesit e Antikorrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës, kanë nisur bastisjet në dy lokacione në rajonin e Ferizajt.

Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar katër telefona celularë, dy shtëpiza kompjuterësh dhe dokumentacion relevant për hetimet.

Pas përfundimit të bastisjeve, dy nga të dyshuarit janë shoqëruar në Polici, ndërsa për intervistim janë shoqëruar edhe dy personat e tjerë.

Të katër janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet po zhvillohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”, në bashkëkryerje.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Pronari i televizionit serb “Informer” përfundon në pranga, dyshohet për disa vepra penale

Pronari i televizionit serb “Informer” përfundon në pranga, dyshohet për disa vepra penale

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel