Policia paralajmëron për e-mail mashtrues në emër të drejtorit Fehmi Hoti

Policia paralajmëron për e-mail mashtrues në emër të drejtorit Fehmi Hoti

Policia paralajmëron për e-mail mashtrues në emër të drejtorit Fehmi Hoti

Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët dhe institucionet lidhur me një email të rremë që po qarkullon në adresa të ndryshme elektronike, përmes të cilit keqpërdoret emri i Policisë së Kosovës dhe i Agjencisë së Kosovës për Siguri Kibernetike.

Sponsor 3M Express

Emaili mban titullin “Raport: Krim Kibernetik/Droga të Paligjshme” dhe pretendon se pranuesit janë përfshirë në aktivitete të paligjshme në internet, përfshirë krime të ndryshme kibernetike dhe trafikim të drogës.

Në këtë mesazh mashtrues, dërguesit pretendojnë se personat kanë vetëm 24 orë kohë për t’u paraqitur në polici ose për të dërguar një përgjigje me email, në të kundërtën kërcënohen me arrestim të menjëhershëm.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky dokument nuk është lëshuar nga institucioni dhe as nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, kolonel Fehmi Hoti.

Policia apelon te qytetarët që të mos bien pre e këtij mashtrimi, të mos u përgjigjen emailave të tillë dhe të mos ndërmarrin veprime bazuar në përmbajtjen e tyre.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Zjarr në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, digjet një veturë

Zjarr në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, digjet një veturë

Barcelona e synon talentin 18-vjeçar, zbulohet çmimi i tij

Barcelona e synon talentin 18-vjeçar, zbulohet çmimi i tij

Shisnin drogë pranë shkollave në Shkodër, 13 persona bien në prangat e policisë

Shisnin drogë pranë shkollave në Shkodër, 13 persona bien në prangat e policisë