Mashtrim në emër të Policisë së Kosovës, qytetarët kërcënohen me arrestim

Mashtrim në emër të Policisë së Kosovës, qytetarët kërcënohen me arrestim

Mashtrim në emër të Policisë së Kosovës, qytetarët kërcënohen me arrestim

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, e-maili mban titullin “Raport: Krim kibernetik/droga të paligjshme” dhe pretendon se pranuesit janë përfshirë në aktivitete të paligjshme në internet, përfshirë krime të ndryshme kibernetike dhe trafikim të drogës.

Në këtë mesazh mashtrues dërguesit pretendojnë se personat kanë vetëm 24 orë kohë për t’u paraqitur në Polici ose për të dërguar një përgjigje me e-mail, në të kundërtën kërcënohen me arrestim të menjëhershëm.

Sponsor 3M Express

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ky dokument nuk është lëshuar nga institucioni dhe as nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, kolonel Fehmi Hoti.

Policia apelon te qytetarët të mos bien pre e këtij mashtrimi, të mos u përgjigjen e-maileve të tilla dhe të mos ndërmarrin veprime duke u bazuar në përmbajtjen e tyre.

Ndërkohë, autoritetet kanë njoftuar se do ta trajtojnë këtë dukuri dhe do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm në bazë të elementeve që përmban mesazhi mashtrues.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Zjarr në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, digjet një veturë

Zjarr në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, digjet një veturë

Barcelona e synon talentin 18-vjeçar, zbulohet çmimi i tij

Barcelona e synon talentin 18-vjeçar, zbulohet çmimi i tij

Shisnin drogë pranë shkollave në Shkodër, 13 persona bien në prangat e policisë

Shisnin drogë pranë shkollave në Shkodër, 13 persona bien në prangat e policisë