Çifti Valdet dhe Valdrina kanë shijuar disa momente relaksi së bashku në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

Dyshja kanë kaluar kohë larg pjesës tjetër të banorëve, duke shijuar një vaskë të ngrohtë me shkumë dhe duke krijuar disa momente intime në ambientet e shtëpisë më të famshme në vend.
Valdrina iu bashkua bashkëshortit të saj, Valdetit, në këtë aventurë televizive të hënën, pasi ai deri në atë moment kishte vazhduar garën i vetëm.
Tashmë, çifti i njohur për aktivitetin e tyre në rrjetet sociale do të përballet së bashku me sfidat dhe dinamikat e lojës, pasi në “Big Brother VIP Kosova 5” ata konsiderohen si një konkurrent i vetëm. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be





