Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Bruksel, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor. RTK merr vesh se Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, nga Serbia është konfirmuar se nuk do të marrë pjesë kryetari i Kuvendit,  Aleksandër Çupiq.

Sponsor 3M Express

Sipas programit të publikuar nga Këshilli Evropian, aktivitetet do të nisin në orën 17:00 me arritjen e pjesëmarrësve, ndërsa në orën 17:40 është paraparë pritja zyrtare.

Seanca plenare do të mbahet në orën 18:00, e pasuar nga fotografia familjare në orën 19:05.

Në përfundim të seancës plenare, rreth orës 19:15, është paraparë konferenca për media, ndërsa samiti do të përmbyllet me një darkë pune në orën 20:00.

Samiti synon të shërbejë si mundësi për diskutimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Zjarr në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, digjet një veturë

Zjarr në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, digjet një veturë

Barcelona e synon talentin 18-vjeçar, zbulohet çmimi i tij

Barcelona e synon talentin 18-vjeçar, zbulohet çmimi i tij

Shisnin drogë pranë shkollave në Shkodër, 13 persona bien në prangat e policisë

Shisnin drogë pranë shkollave në Shkodër, 13 persona bien në prangat e policisë