Haxhiu: RTK-ja duhet të ketë financim të qëndrueshëm dhe të pavarur

Haxhiu: RTK-ja duhet të ketë financim të qëndrueshëm dhe të pavarur

Haxhiu: RTK-ja duhet të ketë financim të qëndrueshëm dhe të pavarur

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se është koha që të nisin diskutimet për një model të qëndrueshëm të financimit të Radio Televizionit të Kosovës, i cili nuk do ta bëjë transmetuesin publik të varur nga ekzekutivi.

Ajo ka deklaruar se është e hapur të takohet me menaxhmentin e RTK-së, ekspertët dhe komisionin përkatës parlamentar për të diskutuar këtë çështje.

Sponsor 3M Express

“Mendoj që sfidat që Radio Televizioni i Kosovës, Radio Televizioni Publik i ka kaluar janë serioze. Dhe mendoj që në raport me të njëjtat duhet të ketë edhe vëmendje nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mendoj që menaxhmenti, bordi, RTK-ja në përgjithësi do të duhej që ose Kuvendi bashkë me ta, ose ata bashkë me Kuvendin e me ekspertë të fushës të flasin gjerë mbi financimin e qëndrueshëm të Radio Televizionit të Kosovës. Ju e përmendët çështjen e ndarjes së buxhetit që RTK-ja duhet të varet nga Qeveria për të funksionuar. Unë mendoj që është koha e fundit që të vijojnë diskutimet e gjera në raport me financimin e Radio Televizionit të Kosovës. Pra mendoj që është e gabuar që RTK-ja të varet nga institucionet, në këtë rast nga ekzekutivi. Ju e dini që sa herë ne kemi qenë, sidomos gjatë dy viteve të fundit në procese zgjedhore, punonjësit e RTK-së kanë mbetur pa paga. Dhe është dashur prapë vendime të Qeverisë për të marrë pagat që ju takojnë stafit të RTK-së. Prandaj unë jam shumë e hapur që të takohem edhe me menaxhmentin e RTK-së, me ekspertët, me komisionin përkatës këtu dhe të fillojmë diskutimet e financimit të RTK-së. Një financim i qëndrueshëm që edhe nuk sjell varësi nga ana e ekzekutivit. Gjatë ditëve në vijim, natyrisht që do të kemi takime më të detajuara me personat përgjegjës, por si Kryetare e Kuvendit padyshim që mbështes pra që financimi i RTK-së të bëhet nga aspekte të tjera dhe jo që të ketë varësi nga ana e Qeverisë. Prandaj financimi i qëndrueshëm dhe pavarësia editoriale janë synimet tona dhe mendoj që bashkarisht duhet të punojmë në këtë drejtim’, tha ajo për RTK.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

E marta me shi në Kosovë, reshje më të dendura priten në këto zona

E marta me shi në Kosovë, reshje më të dendura priten në këto zona

Everton e mposht sërish Newcastle United

Everton e mposht sërish Newcastle United

Avokati i Veliajt: Rama më ka telefonuar sot… Shkuam deri në ofendime

Avokati i Veliajt: Rama më ka telefonuar sot… Shkuam deri në ofendime

Haxhiu: RTK-ja duhet të ketë financim të qëndrueshëm dhe të pavarur | Momenti