Këngëtari i njohur u komentua shumë për syzet e tij, të cilat i mban edhe në dush, përveç gjatë gjithë kohës tjetër.

Ai tregoi se këtë premtim ia ka bërë nënës së tij sepse ëshë simbolikë që atij ia kujton atë! Por, Bejta u surprizua pikërisht nga nëna e tij gjatë prime, sidomos kur ajo i kërkoi atij t’i heqë syzet.
“Është si një lloj kujtimi që jam kthyer në një jetë më pozitive sa kam qenë, është një premtim që i takon nënës. Ky është premtimi i nënës, kjo është ajo që më kujton”, u shpreh ai.
Më pas e ëma u shfaq live në Big Brother dhe i kërkoi që t’i hiqte syzet.
Foto: Screenshot/YouTube
Me kërkesë të nënës, ai i hoqi syzet, një gjë që ka ndodhur për herë të parë për të.
Kjo duket se ka befasuar të gjithë, meqë siç shihet është hera parë që shfaqet në mënyrë të tillë.
Burimi: Insajderi




