Arbër Hajdari mohon përfshirjen në garën për Bashkinë e Tiranës: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri

Arbër Hajdari ka reaguar pas deklaratave të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e përmendi emrin e tij si një prej personave të përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka mohuar çdo përfshirje në këtë çështje, duke i cilësuar deklaratat e Veliajt si thashetheme dhe fantazi.

Ai ka thënë se nuk ka lidhje me atë që e përshkroi si histori penale-politike, ndërsa ka theksuar se nuk ka pasur asnjëherë ambicie për t’u emëruar në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!

Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!”, ka shkruar Hajdari.

Ai ka shtuar se fundjavat vazhdon t’i kalojë pranë njerëzve në nevojë, ndërsa e ka mbyllur reagimin me një mesazh ironik, duke theksuar se nuk është pjesë e zhvillimeve politike për të cilat është përmendur.

“Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.

Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, ka përfunduar ai./Telegrafi.

Lexo edhe

Pse disa xhaketa kanë një kopsë në sup? Përdorimi i saj që shumë njerëz nuk e dinë

Pse disa xhaketa kanë një kopsë në sup? Përdorimi i saj që shumë njerëz nuk e dinë

Dy muaj pa Laurentin, Fitimi kthehet në BBVK dhe kujton shokun e tij (VIDEO)

Dy muaj pa Laurentin, Fitimi kthehet në BBVK dhe kujton shokun e tij (VIDEO)

Frizerët rekomandojnë këtë prerje flokësh për gratë që nuk duan të kalojnë gjysmë ore para pasqyrës

Frizerët rekomandojnë këtë prerje flokësh për gratë që nuk duan të kalojnë gjysmë ore para pasqyrës

Arbër Hajdari mohon përfshirjen në garën për Bashkinë e Tiranës: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri | Momenti