Haxhiu reagon ashpër pas këngës nacionaliste serbe në Bruksel, kërkon sqarim nga Komisioni Evropian

Haxhiu reagon ashpër pas këngës nacionaliste serbe në Bruksel, kërkon sqarim nga Komisioni Evropian

Haxhiu reagon ashpër pas këngës nacionaliste serbe në Bruksel, kërkon sqarim nga Komisioni Evropian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me interpretimin e një kënge nacionaliste serbe gjatë ceremonisë së hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu e ka cilësuar këtë ngjarje si thellësisht shqetësuese, duke vënë në dukje se një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk duhet të përcjellë mesazhe që bien ndesh me paqen, fqinjësinë e mirë dhe respektimin e sovranitetit shtetëror.

Ajo ka kërkuar sqarim nga Komisioni Evropian për përzgjedhjen e kësaj kënge, e cila, sipas saj, promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.

Reagimi i plotë i Albulena Haxhiut:

“Është thellësisht shqetësuese që në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel të interpretohet muzika e një kënge nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.

Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.

Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.

Institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin”, ka shkruar Haxhiu.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Tragjedi në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

Tragjedi në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

Kurti paralajmëron ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

Kurti paralajmëron ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

Kos shpreh keqardhje për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit, fajëson muzikantët

Kos shpreh keqardhje për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit, fajëson muzikantët

Haxhiu reagon ashpër pas këngës nacionaliste serbe në Bruksel, kërkon sqarim nga Komisioni Evropian | Momenti