Tragjedi në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një grua e re ka humbur jetën pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë intervistimit nga hetuesit e njësisë për hetimin e trafikimit me narkotikë. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit emergjent dhe dërgimit në spital, ajo ka ndërruar jetë pak minuta më vonë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është B. H, 26 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës, më 16 nëntor, ndërsa Policia është njoftuar për vdekjen e saj rreth orës 01:30.

Bazuar në informacionet fillestare, 26-vjeçarja ishte duke u intervistuar nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), kur papritur i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Pas përkeqësimit të gjendjes së saj është kërkuar ndërhyrja e ekipit të urgjencës, i cili i ka ofruar trajtimin fillestar mjekësor.

Më pas, e reja është transportuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm.

Megjithatë, pak minuta pas dërgimit në spital, autoritetet janë njoftuar se ajo kishte ndërruar jetë.

Pas konfirmimit të vdekjes, në rast janë përfshirë hetuesit e stacionit policor dhe njësitë rajonale të hetimeve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e kriminalistikës, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit.

Pas sigurimit të raporteve mjekësore dhe përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe vdekjes së 26-vjeçares.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Modric hyn në histori, barazon një rekord historik të Messit

Modric hyn në histori, barazon një rekord historik të Messit

E trishtë | Kjo është 26-vjeçarja që ndërroi jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës në Prizren

E trishtë | Kjo është 26-vjeçarja që ndërroi jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës në Prizren

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel