Fermerët në Prishtinë mund të paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve në sera nga erërat e forta

Fermerët në Prishtinë mund të paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve në sera nga erërat e forta

Fermerët në Prishtinë mund të paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve në sera nga erërat e forta

Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prishtinës, Jeta Rafuna, ka njoftuar se fermerët që kanë pësuar dëme në serrat e tyre nga erërat e fuqishme të ditëve të fundit mund të paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi në Facebook, Rafuna ka bërë të ditur se erërat e fuqishme që përfshinë vendin në fund të javës së kaluar kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë sera bujqësore.

Ajo ka njoftuar se kërkesat për vlerësimin e dëmeve mund të dorëzohen pranë Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore.

“Ftohen të gjithë fermerët e prekur që të paraqesin kërkesat e tyre, në mënyrë që dëmet e shkaktuara të evidentohen dhe të trajtohen nga komisioni përkatës”, ka shkruar Rafuna.

Sipas njoftimit, kërkesat duhet të dorëzohen në sportelet në katin përdhes të objektit të Komunës së Vjetër në Prishtinë.

Ajo nuk ka bërë të ditur ndonjë afat të fundit për paraqitjen e kërkesave. /Telegrafi/

Lexo edhe

Modric hyn në histori, barazon një rekord historik të Messit

Modric hyn në histori, barazon një rekord historik të Messit

E trishtë | Kjo është 26-vjeçarja që ndërroi jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës në Prizren

E trishtë | Kjo është 26-vjeçarja që ndërroi jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës në Prizren

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel