Kurti paralajmëron ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

Kurti paralajmëron ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

Kurti paralajmëron ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë tri vendime që lidhen me sektorin e energjisë, përfshirë ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Sponsor 3M Express

Në fillim të mbledhjes së Qeverisë, Kurti deklaroi se kjo masë vjen si përgjigje ndaj bllokimit nga Serbia të linjave ndërkufitare për tregtimin e energjisë elektrike.

Ai paralajmëroi se masa mund të përshkallëzohet në të ardhmen, nëse pala serbe nuk reflekton.

“Në këtë mbledhje do të kemi tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë. Së pari, do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe, si masë e parë ndaj Serbisë, për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim, e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse nuk ka reflektim”, deklaroi Kurti.

Kreu i Qeverisë njoftoi gjithashtu se KEK-ut do t’i vendoset obligim publik për të siguruar një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor.

Ndërkaq, masat emergjente në sektorin e energjisë do të përfshijnë edhe obligimin e ndërmarrjes Ibër-Lepenc për ta shitur energjinë elektrike për nevojat e furnizimit të shërbimit publik.

Sipas Kurtit, këto vendime synojnë të adresojnë vështirësitë në sektorin e energjisë, të shkaktuara nga bllokimi i linjave të interkoneksionit 400 kilovolt dhe faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Modric hyn në histori, barazon një rekord historik të Messit

Modric hyn në histori, barazon një rekord historik të Messit

E trishtë | Kjo është 26-vjeçarja që ndërroi jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës në Prizren

E trishtë | Kjo është 26-vjeçarja që ndërroi jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës në Prizren

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel