Haxhiu i uron mbarësi Shiroka-Pulës në detyrën e re si presidente e Kosovës

Haxhiu i uron mbarësi Shiroka-Pulës në detyrën e re si presidente e Kosovës

Haxhiu i uron mbarësi Shiroka-Pulës në detyrën e re si presidente e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula me rastin e marrjes së detyrës së Presidentes së re të Republikës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Haxhiu i ka dëshiruar presidentes së re mbarësi në ushtrimin e detyrës, në shërbim të vendit dhe qytetarëve, transmeton Klankosova.tv.

“Uroj Presidenten e re të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, dhe i dëshiroj shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës së saj, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar se Kuvendi ka përmbyllur një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe duke gjetur zgjidhje institucionale.

Haxhiu është shprehur gjithashtu për periudhën gjatë së cilës ka ushtruar detyrën e Presidentes, duke e cilësuar atë si një përgjegjësi të veçantë institucionale.

“Për mua ka qenë një nder i veçantë të ushtroj detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale. Këtë detyrë e kam ushtruar me respekt të plotë për institucionin dhe me përkushtim, duke u angazhuar që të ruhet vazhdimësia e funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e Presidentes së re”, ka deklaruar Haxhiu.

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Haxhiu i uron mbarësi Shiroka-Pulës në detyrën e re si presidente e Kosovës | Momenti