Hasani: Zgjedhja e Shiroka-Pulës presidente është në përputhje me Kushtetutën, edhe pse votimi përfundoi pas afatit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës është në përputhje me Kushtetutën, pavarësisht se rezultati i votimit u shpall disa minuta pas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për KosovaPress, Hasani ka thënë se në këtë rast me rëndësi është fakti se procesi i zgjedhjes së presidentes ka nisur brenda afatit.

“Me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë. Procesi i numërimit dhe i shpalljes së rezultatit, edhe nëse zgjat disa minuta përtej afatit, nuk përbën çështje kushtetuese”, ka deklaruar Hasani.

Ai është pyetur edhe nëse Kuvendi i Kosovës konsiderohet i shpërndarë pas përfundimit të afatit të 6 tetorit.

Hasani ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij, nevojitet një dekret formal.

“Jo, sepse për shpërndarjen e Kuvendit duhet një dekret formal. Kuvendi është fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese”, ka deklaruar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Deklaratat e Hasanit vijnë pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, në një proces që përfundoi disa minuta pas afatit të 6 tetorit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota të deputetëve, ndërsa dy fletëvotime u shpallën të pavlefshme. Një votë tjetër iu dha Eliza Hoxhës.

Pas zgjedhjes, Shiroka-Pula mbajti fjalimin e saj para deputetëve, duke u zotuar se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Hasani: Zgjedhja e Shiroka-Pulës presidente është në përputhje me Kushtetutën, edhe pse votimi përfundoi pas afatit | Momenti