Hajnat bëjnë kërdinë në objektin e RTK-së në Obiliq, zhduken pajisje në vlerë 30 mijë euro – objekti pa sigurim e pa kamera

Një vjedhje e rëndë ka goditur pasurinë e Radio Televizionit të Kosovës në Obiliq, ku persona ende të paidentifikuar kanë marrë pajisje në vlerë prej rreth 30 mijë eurosh nga një objekt i transmetuesit të radios. Objekti, ndonëse nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, nuk kishte as sigurim fizik dhe as kamera të sigurisë, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Rasti është denoncuar të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 11:30, në Stacionin Policor të Obiliqit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, vjedhja është zbuluar në objektin e transmetuesit të radios së RTK-së, në fshatin Bakshi, ndërsa denoncimin e ka bërë P. K. rreth 51-vjeçar, përgjegjës për administrimin e pasurisë së transmetuesit publik.

Nga objekti, i cili është i braktisur dhe ku nuk qëndron personel, dyshohet se janë vjedhur një gjenerator, një kontejner dhe pajisje të tjera përcjellëse, vlera e përgjithshme e të cilave, sipas denoncimit, arrin në rreth 30 mijë euro.

Një detaj që e bën rastin edhe më shqetësues është fakti se objekti është i vendosur nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por nuk kishte asnjë sistem të mbikëqyrjes me kamera dhe as sigurim fizik.

Pas raportimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe krimteknika, të cilët kanë nisur ekzaminimin e hapësirave dhe mbledhjen e provave.

Policia ka intervistuar denoncuesin dhe një dëshmitar, ndërsa për rastin është njoftuar Prokuroria.

Me udhëzim të Prokurorisë është iniciuar procedura për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë marrë përsipër nga njësia rajonale e hetimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Hajnat bëjnë kërdinë në objektin e RTK-së në Obiliq, zhduken pajisje në vlerë 30 mijë euro – objekti pa sigurim e pa kamera | Momenti