Gjermania lehtëson njohjen e diplomave shëndetësore, përfitojnë edhe profesionistët nga Kosova

Gjermania lehtëson njohjen e diplomave shëndetësore, përfitojnë edhe profesionistët nga Kosova

Gjermania lehtëson njohjen e diplomave shëndetësore, përfitojnë edhe profesionistët nga Kosova

Nga 1 nëntori 2026 kanë hyrë në fuqi rregullat e reja në Gjermani për përshpejtimin e njohjes së diplomave të huaja në profesionet shëndetësore.

Sponsor 3M Express

Ndryshimet prekin edhe mjekët, stomatologët, farmacistët dhe mamitë nga Kosova që synojnë të punojnë në shtetin gjerman.

Sipas Qeverisë Federale Gjermane, reforma synon të reduktojë burokracinë dhe të përshpejtojë procedurat për profesionistët e diplomuar jashtë Gjermanisë. Kualifikimet nga Kosova përfshihen në kategorinë e diplomave të vendeve jashtë Bashkimit Evropian.

Një nga ndryshimet kryesore është vendosja e provimit të njohurive profesionale si rrugë standarde për dëshmimin e kualifikimit, transmeton Telegrafi.

Kjo mundëson që aplikuesit të dëshmojnë njohuritë e tyre pa kaluar domosdoshmërisht në krahasimin e hollësishëm të të gjitha lëndëve dhe orëve të studimeve.

Sipas Ministrisë Federale Gjermane të Shëndetësisë, parashihen edhe mundësi të tjera vlerësimi, në përputhje me kushtet ligjore.

Reforma përfshin gjithashtu thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave të aplikimit. Megjithatë, njohja e diplomës nuk është automatike. Profesionistët duhet të plotësojnë kërkesat për njohjen e gjuhës gjermane, aftësinë profesionale dhe kushtet për marrjen e licencës së ushtrimit të profesionit.

Ligji u miratua nga Bundestagu më 26 mars 2026 dhe hyri në fuqi më 1 nëntor 2026. Detajet e ndryshimeve dhe dispozitat ligjore janë publikuar në Gazetën Zyrtare Federale të Gjermanisë.

Për profesionistët shëndetësorë nga Kosova, këto ndryshime hapin mundësi për procedura më të thjeshta të njohjes së kualifikimeve dhe integrim më të lehtë në tregun gjerman të punës./Telegrafi/

Lexo edhe

Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt

“Dhanë jetën që dita e lirisë të vinte”, Shiroka Pula kujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun

“Dhanë jetën që dita e lirisë të vinte”, Shiroka Pula kujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun

Aleanca: Dështim qeveritar, humben 43.8 milionë euro

Aleanca: Dështim qeveritar, humben 43.8 milionë euro