Rasti i Arlindës, Ramadani zotohet për hetim mbi bazën e fakteve: Komisioni nuk është farsë

Rasti i Arlindës, Ramadani zotohet për hetim mbi bazën e fakteve: Komisioni nuk është farsë

Rasti i Arlindës, Ramadani zotohet për hetim mbi bazën e fakteve: Komisioni nuk është farsë

Është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Sponsor 3M Express

Kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, ka deklaruar se puna do të zhvillohet mbi bazën e fakteve, dokumenteve, dëshmive dhe përgjegjësive konkrete, duke theksuar se komisioni nuk do të ketë karakter politik.

Ramadani ka thënë se qëllimi i hetimit nuk është vetëm ndriçimi i rastit të Arlinda Zekajt, por edhe vënia në pah e përgjegjësisë institucionale dhe funksionimit të shtetit, transmeton Klankosova.tv.

“Zotohem publikisht se komisioni do të punojë mbi bazën e fakteve, dokumenteve, dëshmive dhe përgjegjësive konkrete. Ne jemi mbledhur sot dhe do ta bëjmë punën në vazhdimësi, jo vetëm për të hetuar një rast ose një tragjedi të rëndë, por po ashtu edhe për të dëshmuar se funksionimi i shtetit është mbi të gjithë”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka theksuar se askush nuk do të jetë mbi përgjegjësinë për veprimet apo mosveprimet institucionale që lidhen me këtë rast dhe trajtimin e dhunës në familje.

“Pavarësisht detyrës, secili do të përgjigjet për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe me trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje”, ka thënë ai.

Ramadani ka vlerësuar se rasti i Arlindës përbën një alarm serioz për institucionet dhe shoqërinë, duke përsëritur se raporti përfundimtar do të mbështetet në prova dhe jo në qëndrime politike.

“E kuptojmë që rasti i Arlindës është alarm serioz për të gjithë ne dhe prandaj qëllimi është që ky komision të punojë mbi bazën e fakteve, dëshmive dhe përgjegjësive konkrete. Ky komision nuk është farsë, nuk do të bëjë raport politik, por raport të bazuar në fakte”, ka përfunduar ai./Klankosova.tv

Lexo edhe

Përmbytje të mëdha në Rodos të Greqisë, makinat merren nga rrjedha e ujit, mbyllen shkollat

Përmbytje të mëdha në Rodos të Greqisë, makinat merren nga rrjedha e ujit, mbyllen shkollat

Arrestimi për dhunë në familje, pezullohet nga puna drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha

Arrestimi për dhunë në familje, pezullohet nga puna drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha

Pas vdekjes së Presley-t, Cindy Crawford dhe bashkëshorti vizitojnë vajzën e tyre

Pas vdekjes së Presley-t, Cindy Crawford dhe bashkëshorti vizitojnë vajzën e tyre

Rasti i Arlindës, Ramadani zotohet për hetim mbi bazën e fakteve: Komisioni nuk është farsë | Momenti