Hansi Flick po vazhdon të lërë gjurmë në futbollin spanjoll.

Trajneri i Barcelonës ka arritur një statistikë të jashtëzakonshme, pasi në 88 xhirot e drejtuara në La Liga, skuadra e tij ka qenë në pozitën e parë në 68 prej tyre.
Dominimi i gjermanit është reflektuar edhe në trofetë e fituar.
Në dy sezonet e para, Flick e udhëhoqi Barcelonën drejt dy titujve kampionë, ndërsa edhe këtë edicion katalunasit janë në krye të tabelës me 33 pikë pas 12 ndeshjeve.
Me 77 për qind të xhirove në vendin e parë, Flick ka regjistruar përqindjen e dytë më të mirë në historinë e Barcelonës.
Vetëm Ernesto Valverde qëndron para tij me 84 për qind, ndërsa në numrin e përgjithshëm të kryesimeve, gjermani renditet pas Pep Guardiolës (87), Frank Rijkaardit (85) dhe Valverdes (80).
Edhe këtë sezon, shifrat flasin në favor të Flickut. Barcelona ka qenë lidere në 11 nga 12 xhirot e zhvilluara, që përkthehet në 92 për qind.
Madje, pas pushimit të kombëtareve, pavarësisht rezultateve të xhiros së ardhshme, trajneri gjerman do të arrijë në 69 kryesime në 89 ndeshje të La Ligës.
Burimi: Insajderi





