FDA kërkon paralajmërim të ri për Ozempic dhe Mounjaro, rrezik për humbje të papritur të shikimit

FDA kërkon paralajmërim të ri për Ozempic dhe Mounjaro, rrezik për humbje të papritur të shikimit

FDA kërkon paralajmërim të ri për Ozempic dhe Mounjaro, rrezik për humbje të papritur të shikimit

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka kërkuar nga prodhuesit e Ozempic, Wegovy dhe barnave të tjera për diabetin dhe humbjen e peshës që të shtojnë një paralajmërim të ri në informacionin e sigurisë.

Sponsor 3M Express

Paralajmërimi lidhet me rrezikun e një dëmtimi të rrallë të nervit optik, i cili mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit në njërin sy. Në disa raste, dëmtimi mund të jetë i përhershëm.

Kërkesa, e bërë publike më 9 nëntor, përfshin edhe barnat Mounjaro dhe Zepbound, të cilat i përkasin grupit të barnave GLP-1.

Gjendja në fjalë njihet si NAION dhe shkaktohet nga zvogëlimi i furnizimit me gjak të një pjese të nervit optik. Ajo mund të shfaqet papritur dhe pa dhimbje, duke shkaktuar dobësim të shikimit.

Çfarë tregojnë të dhënat?

Sipas analizës së FDA-së, e cila përfshiu 126 prova klinike me më shumë se 134 mijë pjesëmarrës, janë vërejtur 6.4 raste të kësaj gjendjeje për çdo 100 mijë person-vite te pacientët që kanë përdorur barna GLP-1.

Në grupin që mori placebo ose barna të tjera për uljen e sheqerit në gjak, shkalla ishte 3.8 raste për 100 mijë person-vite. Në përgjithësi, analiza identifikoi 15 raste të mundshme.

Ndërkohë, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e kishte klasifikuar që në qershor të vitit 2025 NAION si efekt anësor shumë të rrallë të semaglutidit, përbërësit aktiv të Ozempic, Wegovy dhe Rybelsus.

Sipas vlerësimit të EMA-s, kjo gjendje mund të prekë deri në një në 10 mijë persona që përdorin semaglutid.

FDA u ka bërë thirrje pacientëve që përdorin këto barna të kontaktojnë menjëherë një profesionist shëndetësor nëse vërejnë dobësim të papritur të shikimit, zona të errëta në fushën pamore apo ndryshime të tjera të shikimit në njërin sy.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Dy gjykata e kërkonin me urdhërarrest, 31-vjeçari kapet nga Policia në Lipjan – ky është i arrestuari

Dy gjykata e kërkonin me urdhërarrest, 31-vjeçari kapet nga Policia në Lipjan – ky është i arrestuari

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kombëtarës

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kombëtarës

Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

FDA kërkon paralajmërim të ri për Ozempic dhe Mounjaro, rrezik për humbje të papritur të shikimit | Momenti