Fatura prej 1,375 eurosh për një ditë në Itali, asamblisti i VV-së publikon shpenzimet e Përparim Ramës

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Çlirim Gerbeshi, ka publikuar një faturë në vlerë prej 1,375.50 eurosh, që sipas tij paraqet shpenzimet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë qëndrimit në qytetin e Tarantos në Itali.

Sponsor 3M Express

Fatura mban datën 3 shtator 2026 dhe përfshin shpenzime për ushqim dhe pije në një restorant në këtë qytet italian.

Në mesin e artikujve të faturuar janë 24 porcione antipasta, në vlerë prej 432 eurosh, pesë porcione ushqim deti të fërguar që kushtuan 75 euro, katër porcione brinjë Black Angus për 60 euro, si dhe katër porcione tuna të kuqe në vlerë prej 64 eurosh.

Në faturë janë përfshirë edhe pije të ndryshme, përfshirë Coca-Cola, ujë, Spritz, Prosecco, verë dhe aperitivë. Vetëm 18 aperitivë kanë kushtuar 90 euro, ndërsa për 14 çokollata Ferrero Rocher janë paguar 84 euro.

Përveç tyre, fatura përmban edhe artikuj të tjerë ushqimorë, si pasta, spageti me fruta deti, lasagne me patëllxhanë e provola, si dhe ëmbëlsira e kafe.

Në fund të faturës, shuma totale e shpenzimeve është 1,375.50 euro.

Gerbeshi ka deklaruar se për këto shpenzime kanë kërkuar qasje në dokumente publike, por sipas tij, deri më tani nuk kanë pranuar dokumentacionin e plotë.

Ai e ka akuzuar kryetarin Përparim Rama se nuk po mundëson qasje të plotë në dokumentet që lidhen me shpenzimet, duke theksuar se fatura e publikuar është vetëm njëra prej faturave.

Në dokument figurojnë data 3 shtator 2026, tavolina numër 2 dhe salla e restorantit, por nuk specifikohet emri i personit që e ka kryer pagesën.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, B.B. ekstradohet nga Belgjika në Kosovë

Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, B.B. ekstradohet nga Belgjika në Kosovë

A ka pasë njerëz të UDB-së që janë fshehur nën petkun e LDK-së qysh po pretendohet?

A ka pasë njerëz të UDB-së që janë fshehur nën petkun e LDK-së qysh po pretendohet?