Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një personi.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, më 25 nëntor  është ekstraduar nga Belgjika për në Kosovë, personi me inicialet B.B,  pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se ai është i përfshirë në veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

“Pas ekstradimit i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjakovë për procedura të mëtutjeshme ligjore. Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Ligji për Specialen, BE mesazh Kosovës: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi

Ligji për Specialen, BE mesazh Kosovës: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi

“A ju ka ndryshuar jeta për të mirë?”, Gjini fton qytetarët ta krahasojnë raportin e Qeverisë me përvojat e tyre

“A ju ka ndryshuar jeta për të mirë?”, Gjini fton qytetarët ta krahasojnë raportin e Qeverisë me përvojat e tyre

Barcelona fiton me goleadë, Slavia mposhtet në shtëpi nga Villarreal

Barcelona fiton me goleadë, Slavia mposhtet në shtëpi nga Villarreal