E pabesueshme në Ligën e Kampionëve: Gjyqtari zëvendësohet në mes të ndeshjes shkaku se ishte i dehur

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ligën e Kampionëve të Azisë 2, ku gjyqtari kryesor u zëvendësua në pushimin mes pjesëve, pas ankesave të dy klubeve për sjelljen e tij gjatë ndeshjes.

Sponsor 3M Express

Gjyqtari sirian Hanna Hattab u largua nga drejtimi i takimit mes Al Jazira dhe Gol Gohar, të zhvilluar të mërkurën në Abu Dhabi, pasi përfaqësuesit e të dy skuadrave pretenduan se e kishin parë duke konsumuar alkool.

Sipas raportimeve të mediave iraniane Varzesh3 dhe Eghtesadnews, gjithçka nisi në minutën e 32-të, kur Hattab ndëshkoi me karton të verdhë portierin e Al Jaziras, Ersin Destanoglu, pas një ndërhyrjeje të mbrojtësit të majtë të skuadrës vendase ndaj Ali Asghar Ashourit të Gol Goharit.

Vendimi shkaktoi reagime të ashpra nga futbollistët dhe stafi teknik i Al Jaziras, ndërsa ndeshja u ndërpre për rreth katër minuta.

Situata u bë edhe më e tensionuar në pushimin mes pjesëve, kur trajneri i Gol Goharit deklaroi se gjyqtari nuk ishte në gjendje normale.

“Ne kemi informuar Konfederatën Aziatike të Futbollit (AFC) se gjyqtari nuk është në gjendje normale dhe se ekipi ynë nuk do të dalë në fushë për pjesën e dytë”, raportohet të ketë thënë trajneri i klubit iranian.

Pas ankesave dhe kërcënimit të Gol Goharit për të mos vazhduar ndeshjen, u vendos që gjyqtari i katërt të merrte drejtimin e takimit në pjesën e dytë.

Sipas mediave iraniane, edhe përfaqësuesit e Al Jaziras kishin vërejtur sjellje të pazakontë nga gjyqtari dhe e kishin raportuar rastin te zyrtarët e AFC-së.

Megjithatë, Konfederata Aziatike e Futbollit ende nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar për zëvendësimin e Hattabit, ndërsa pretendimet për konsumimin e alkoolit nuk janë konfirmuar.

Al Jazira në fund triumfoi me rezultat 1-0, falë golit të Talisca. Ndërkohë, eksperti ligjor iranian Houshang Nasirzadeh ka deklaruar për Varzesh3 se incidenti mund të çojë edhe në anulimin e rezultatit të ndeshjes./Telegrafi/

Lexo edhe

Ligji për Specialen, BE mesazh Kosovës: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi

Ligji për Specialen, BE mesazh Kosovës: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi

“A ju ka ndryshuar jeta për të mirë?”, Gjini fton qytetarët ta krahasojnë raportin e Qeverisë me përvojat e tyre

“A ju ka ndryshuar jeta për të mirë?”, Gjini fton qytetarët ta krahasojnë raportin e Qeverisë me përvojat e tyre

Barcelona fiton me goleadë, Slavia mposhtet në shtëpi nga Villarreal

Barcelona fiton me goleadë, Slavia mposhtet në shtëpi nga Villarreal