Raporti 57-faqësh: Vetëlavdërohet Kurti edhe për dështime (VIDEO)

Raporti 57-faqësh: Vetëlavdërohet Kurti edhe për dështime (VIDEO)

Raporti 57-faqësh: Vetëlavdërohet Kurti edhe për dështime (VIDEO)

Mandatit i bënë vetëvlerësim, e punës i thurën lavde.

Sponsor 3M Express

Ndonëse, aktualisht mandatin e ka Qeveria “Kurti 4”, për atë “Kurti 2” pushteti renditi në një raport 57 faqesh ato që i konsideron të arritura, në udhëheqjen që tejkaloi edhe katërvjetëshin.

Me ankesat që i morën obligimet në pandemi, e patën kriza ekonomike, e edhe sulme në veri, ekzekutivi i radhiti vetes suksese në disa fusha.

Prej më kryesoreve i cilësoi paratë e shpërndara si shtesa, krahas edhe mbylljes së strukturave ilegale e veprimeve tjera kryesisht në komunat veriore, ku thanë se e shtrin ligjshmërinë.

Në ekonomi thonë se patën rritje, e ulje në numrin e të papunëve, teksa fitimin thonë se ia shtuan ndërmarrjeve publike, ashtu si edhe bujqve.

Veç pikërisht në një prej pikave më të kritikuara në krejt qeverisjen e Kurtit, në atë të energjisë, nuk u paraqitën parregullsi, por fjalë të mira për investime në kapacitete ekzistuese për prodhimin e energjisë.

Ndonëse, u shkrua për suksese në infrastrukturë, në raport nuk figuron askund autostrada e papërfunduar e Gjilanit.

Ku e qysh jo, por para të majme del se u dhanë për 74 çerdhe, anise premtim ishin 160. Po në arsim, me gjithë ankesat e përvitshme për telashe me tekstet shkollore përmes subvencionimit direkt, kjo u cilësua edhe si shmangie me abuzimet e vjetra

Si këtu, mirë u vetëvlerësua se u bënë punë edhe në shëndetësi, ku nuk u fol për mungesë ilaçesh por për shumëfishim të buxhetit, fushë ku u përmendën edhe miratimi i ligjit për sigurime shëndetësore, e ai për çmime të unifikuara barnash.

Si sukses u rendit edhe fitimi i të drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, anise jashtë raportit edhe vet kanë pranuar që ka rrezik që krejt kjo mund të dështoj.

Trefishim u tha se ka për buxhetin e ushtrisë, e u përmenden edhe veprimet pas sulmit në Banjskë, hetimit për këtë rast i dhanë epitetin historik, e si më i madhi në historinë e policisë me mbi 300 mijë prova.

Në bilanc zuri mbështetja për Luginën, marrëveshjet me Shqipërinë dhe ajo që bota e sheh Kosovën si të parën në Evropë e të tretën në botë për rendin dhe ligjin.

Se çka ka gisht këtu ekzekutivi nuk dihet, por u përmend edhe lumturia e kosovarëve si të 16-tit në nivel botëror. Kjo, derisa kryeqeveritari Albin Kurti, ka paralajmëruar javën e ardhshme do publikohet plani se çfarë do punohet në mandatin aktual.

Lexo edhe

Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, B.B. ekstradohet nga Belgjika në Kosovë

Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, B.B. ekstradohet nga Belgjika në Kosovë

A ka pasë njerëz të UDB-së që janë fshehur nën petkun e LDK-së qysh po pretendohet?

A ka pasë njerëz të UDB-së që janë fshehur nën petkun e LDK-së qysh po pretendohet?